Drejtuesi i medias familsjare të Berishës, Çim Peka, thotë se Ambasada amerikane po e shantazhon Lulzim Bashën me dosje.
Sipas tij, ai është shpallur “non grata” nga SHBA prej 5 vitesh, por për momentin Ambasada nuk do e publikojë vendimin, pasi Basha u bind dhe përjashtoi Berishën nga PD.
“Basha po shantazhohet, se me çfarë po shantazhohet, këtë nuk e di. Ai e ka të qartë se e ka ndarë PD-në.
Lulzim Basha ka pesë vjet që është non-grata. Ka pesë vjet që nuk shkel në SHBA.
Basha nuk kishte leje që të mos jepte dorëheqjen. Ai ishte i kapur. Si dhe pse, këtë e di zoti Basha.
Një gjë është e sigurt, Basha është peng.
Sot problemi nuk është më Edi Rama. Ai ka bërë zgjidhjen më të shkurtër, ka kapur dhe ka blerë kreun e opozitën.
Basha nga dje e mbrapa do bëjë çfarë t’i thotë Rama. Kurse Rama do bëjë çfarë t’i thotë Rruga e Elbasanit.
Nga sot ne nuk kemi opozitë,” tha Peka.
“Basha ka shpëtuar veten përkohësisht nga publikimi i dosjes dhe shpalljes non-grata,” tha Peka.