Çim Peka i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në Top Channel, nën drejtimin e gazetarit Denis Dyrnjaja e quajti Lulzim Bashën një budalla pa nuhatje politike.

Sipas tij, Basha që të mos jetë i qetë duhet të jetë i mençur, por po ndodh krejt e kundërta, ku kjo situatë e ndëllikuar nuk po e shqetëson atë.

“Basha që të mos jetë i qetë duhet të jetë i mençur, Basha është budalla për të qenë i shqetësuar, një njeri është i shqetësuar kur ka nuhatje politike, por Basha nuk ka nuhatje politike.

Ne kemi menduar se po e shtyjmë se ka pakënaqësi para kryeministrit Rama. Basha po e mban PD-në se nuk do që t’i ndalen benefitet që ka si kryetar”, tha Peka.

Sipas tij, mbështetësit e Berishës do të shkojnë në seli, por Basha nuk do të jetë atje.

“Nesër është një gjë e sigurt që demokratët do të hyjnë në seli dhe Basha nuk do të jetë. Ajo çfarë është në dorë të Bashës është masa dhe vendimi i tij për incidentin.

Unë kam një sms, kam komunikimin e ministrit të Brendshëm me forcat operacionale. Është vendosur që gjithë FNSH të rrethojë nga xhamia.

Basha ka një detyrë të krijojë incidentin që ata të ndërhyjnë, ishalla e bëjnë këtë punë. Më shumë del në dritë fakti që ai njeri është një peng.

Ajo që shqiptarët nuk mund ta pranojnë është se Rama u vodhi dhe mandatin e tretë, por të marrë dhe opozitën?!

Me aq sa kuptoj unë do të jenë anëtarë që kanë votuar shkarkimin e tij, mbi 44 mijë njerëz, jo Rama me gardën dhe Lulin, kush të dojë le të vijë,ata njerëz si ndalon dot”, tha Peka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re