Drejtuesi i portalit të familjes Berisha, Çim Peka, shkruan se Lulzim Basha ka shpëtuar kokën e vet përkohësisht, me përjashtimin e Sali Berishës nga PD.
“Te njejtin mesazh qe mori sot Luli nga ambasada amerikane, pati marr Gjuzi me shoke kur moren mandatet ne Kuvend pasi i dogji opozita. Basha do jete nje pasardhes i denje e Selami Jenisherit!
Lul, thjesht ke shpetuar koken tende. Perkohsisht. Vendim i denje per moralin tend”, shkruan Peka.
Ndërsa Julian Deda iu kërkon deputetëve që kundërshtuan përjashtimin e Berishës, të largohen dhe ata nga PD dhe të rreshtohen në Kuvend krah Berishës.
“Keta qe e kane kundershtuar perjashtimin e Berishes ne mbledhje kryesie, nuk duhet te mjaftohen me kaq.
Nese besojne vertete ashtu siç thone, duhet te ikin nga ai grup parlamentar dhe te qendrojne ne parlament perkrah Doktorit. E bejne dot?
P.s Se fjalet i merr era, veprat shkruhen ne gure..
Lul Basha konfirmoi se Sali Berisha eshte lideri i pare, i vetem dhe i fundit i Partise Demokratike te Shqiperise, sepse lider lind, nuk behesh dot rruges…”, shkruan humoristi Deda, është edhe pjesë e strukturave të PD-së.