Gazetari i njohur Çim Peka kërkon që të injorohet Komisioni hetimor për inceneratorët.

“Ka dy qëndrime për komisionin sot.

Një nga gazetarët që përtojnë të lexojnë dhe kanë dëshirë vetëm të dëgjojnë, dhe një nga ata që lexojnë dhe dëgjojnë.

Të parët janë të kënaqur me Joridën edhe pse e pranojnë në komentet e tyre se ky është një komision për të kamufluar votën e Bashës për drejtësinë e Ramës.

Të dytët nuk bëjnë auuuu, si të parët pasi këto fakte kanë se paku dy vjet që i kanë lexuar, interpretuar dhe publikuar me kohë.

Hani gjellën e Ramës dhe Bashës, por mos na akuzoni se pse i denoncuam këto afera sa ndodhën, dhe nuk pritem të bëjmë uaaaaa tani që do Rama dhe Basha.

Sigurisht që një libër i kthyer në film për disa kuptohet më kollaj, por kjo nuk i bën me faj ata që e kane lexuar librin dhe nuk u bën përshtypje filmi.

Kjo që po ndodh sot në komision, ka ndodhur në studion time në 2020”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re