Analisti i njohur rajonal, Çim Peka, thotë se Rama është në hall, ndëj i lutet Lulzim Bashës të bashkëpunojnë.

“Sinqeriteti dhe Rama janë dy gjëra që nuk rrinë bashkë. Është një ftesë, që Rama ndryshe nga herët e tjera, Rama nuk e bën për diversion, por e bën nga halli. Në asnjë sondazh të tij, në asnjë sondazh të papërpunuara nga zyrat e shtypit, Rama nuk del fitues,” tha Peka, duke shtuar se ai nuk i kalon as 60 votat.

“Edi Rama ka bërë çmos që të bëjë marrëveshje me Ilir Metën marsin e kaluar. Pastaj ka bërë çmos të joshë Agron Dukën. Pastaj ka tentuar me zotin Basha dhe është refuzuar. Askush nuk ka pranuar të bashkëpunojë me të.

Nuk është ftesë nga zemërgjerësia, është ftesë nga halli. Rama nuk ka asnjë shans të qeverisë. E ka të pamundur.

Më shumë se ftesë është një lutje: Aman mos më lini në opozitë. E ka thënë vetë se është lypësi më i mirë. Në fakt është lypësi më i pafytyrë. Ajo e djeshme ishte një lutje. Rama është gati të ofrojë gjithçka, vetëm të mos preket,” tha Peka.

Në fund, ai tha se PD ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, dhe kjo u bë e qartë nga deklarata e ambasadores Yuri Kim

“Kjo është thirrje dhe mbajtje ane, pavarësisht reagimeve të mëpasme të Kim. Ato ishin në fakt për ta risjellë deklaratën.

Kim tha se flet në emër të SHBA në atë studio dhe menjëherë pas kësaj tha se keni dy rrugë: ose votoni ndryshimin, që është slogani i opozitës, ose votoni krimin në parlament që është akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nuk ka ndodhur kurrë, që komisionerët e BE, sot ishte edhe zëvendëspresidenti i KE, që janë bërë pjesë e prezantimit të programit të opozitës,” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re