Gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, thotë se Lulzim Basha ka thirrur në një takim pune, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi deputetin Edi Paloka.

Çim Peka: Lulzim Basha ka ftuar në një kafe pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD dhe i ka ngritur shqetësimin nëse formularët janë korrekt, pse po mblidhen. Pra nuk ka patur guximin ta kundërshtojë ballëpërballë sepse është jashtë çdo lloj logjike kur firmos 1/4  e jo më kur firmosin mbi 60%.

Belind Këlliçi: Kanë firmosur mbi 60% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Edhe nëse 50+1 do të jenë prezentë në sallë, persona legjitimë, atëherë automatikisht njëra palë kontrollon shumicën. S’mund t’ua mohojmë këtë të drejtë anëtarëve të Kuvendit për t’u vetëmbledhur. Parti perëndimore e vitit 2021. Në Kuvend të kritikohet edhe z.Berisha, edhe z.Basha, edhe Belindi për punën e tij në FRPD për 6 vite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re