Drejtuesi i mediave të familjes Berisha, Çim Peka ka publikuar disa fatura që sipas tij janë paguar nga “oligarkët” në favor të kunatit të Kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ai thotë se familjarët e Bashës justifikuan ndërprerjen e protestave, pasi kreu i PD-së “nuk do bënte 7-14 vjet burg për pastrim parash që të vinin demokratët në pushtet.

“Lul, këto janë disa nga faturat që “oligarkët” i paguajnë kunatit tënd. Asnjë nga gazetarët e Syrit nuk të ka marrë të të ankohet për bravat e Syrit, por familjarët tuaj më janë justifikuar kur ndërpreve protestat se: “Nuk do bëjë Luli 7-14 vjet burg për pastrim parash, që të vijnë demokratet në pushtet”.

Berisha edhe mund të të falë, por Syri jo. Ndërkohë që gazetarët e Syrit merreshin në qeli nga policia që ti të vije në pushtet, kunati paguhej nga oligarkët dhe Rama. Vazhdojmë…”-shkruan Çim Peka.

Atij i ka komentuar vetë pronari, Sali Berisha.

“Të lumtë”, i komenton Berisha punonjësit të vet, Çim Peka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re