Gazetari Çim Peka replikon në distancë me kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Rindërtimit, sulmoi sërish mediat duke i quajtur skandaloze.

Por teksa tema kryesore në vend është tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, ndërsa debati kryesor ndërtimet pa kriter në Tiranë dhe Durrës, Peka i rikujton edhe një herë shefit të mazhorancës se këto leje janë dhënë nga vetë Rama dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit (anëtar i Kryesisë së PS), Vangjush Dako.

Sipas Pekës, këto leje u janë dhënë edhe pronarëve të mediave që sot të heshtin.

“Mediat janë skandaloze thotë Edioti, janë më keq se tërmeti thotë Batoni.

Një pyetje: Lejet për ndertimet skandaloze në Durrës dhe Tiranë i kanë mediat apo Gjushi me Ramën?? Sigurisht leje edhe për pronar mediash që tu mbyllin gojën”, shkruan Peka në një postim të tijin në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re