Skip to content

Çim Peka: Vitore Tusha ka kërkuar vetë që të jetë kryetare e KLSH

45469922 10155578896570443 3159904441503580160 o

Presidenti Ilir Meta i propozon Kuvendit kandidaturën e Vitore Tushës për pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas kreut të shtetit Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues.
 
Ndërkohë tashmë pritet që Parlamenti ta votojë këtë kandidaturë, por dilema është nëse pas rrëzimit të kandidaturës së ministrit të Brendshëm, nga Meta a do të votohet kandidatura që ai ka dhënë për KLSH.
 
Në argumentin e tij Çim Peka thekson se nëse Rama di të lozë shah atëherë duhet ta votojë Vitore Tushen.
 
“Vitore Tusha ka kerkuar vete qe te jete kryetare e KLSH, fakti që ajo ka kaluar vettingun tregon se është një kandidaturë e denjë për këtë post. Rama nëse di të luajë shah do ta votojë kandidaturën e Metës, pasi është në interes të tij një fakt i tillë dhe nuk i intereson që të vazhdojë këtë lojë”.
 
Sipas të ftuarve në Real Story nuk do të ishte arsye rrezimi i Sandër Lleshit, kundërpërgjigja duke mos votuar kandidaten për KLSH që është në interes më shumë të mazhorancës në këtë situatë.