Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur për mediat pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit të PD, ku siç u raportua ai pati edhe një përplasje me kolegun Bledion Nallbati.

I pyetur për gazetarët në lidhje me këtë debat, Shehu me  ironi tha: “Nuk kanë funksionuar mirë çimkat”.

Ndërsa sa i takon vazhdimit të aksionit opozitar, Shehu  u shpreh se ky aksion duhet të përqëndrohet te ajo që ai e quan si ngjarjen më të rëndë, burgosjen e Sali Berishës. Ndërsa format e aksionit, tha Shehu, duhet të diskutohen.

Ai theksoi se marrja e dy komisioneve nuk është sukses.

“Unë kam thënë këtë gjë, që edhe nëse jepen komisionet, nuk janë suksese, sepse situata është përkeqësuar me burgosjen politike të Berishës. Pastroj forma e aksionit është një gjë që diskutohet. Por mos mendojmë që ne nëse marrim dy komisione arrijmë suksesin. Në suksesin nuk e kemi me PS apo Edi  Ramën, suksesin e kemi me përkrahjen e elektoratit tonë”, tha Shehu.

Pse lindi debati meë Nallbatin?

Shehu: Çimkat nuk kanë punuar mirë. Unë thashë mendimet e mia. Duhet të koncentrojmë aksionin tonë në atë që është  ngjarje me e rëndë ndaj opozitës, që është izolimi i kryetarit të partisë dhe ky aksion duhet bërë i tillë, brenda parlamentit, jashtë parlamentit, në cdo tribunë. Format janë për tu diskutuar së bashku.

Pra ju jeni që të mos ndërpritet kaosi?

Shehu: Unë thashë që duhet të koncentrojmë betejën politik te izolimi dhe burgosja e kryetarit të Partisë. Ne  nuk duhet të fshihemi pas gishtit.  Kjo është kauza jonë. Si do ta realizojmë këtë beteje politike? Është e larmishme, nuk është vetëm në parlament, nuk është vetëm në Strasburg, nuk është vetëm në Bruksel, por është në Tiranë, Shkodër dhe kudo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re