Cindy Marina eshte zgjedhur si me e bukura mes 19 bukurosheve konkurrente ne Miss Univers Albania 2019. Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cindy Marina, është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj. Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne. Bukuroshja është pjesë e klubit të Troy. Ajo do te perfaqesoje Shqiperine ne edicionin e 68-te te Miss Univers 2019, i cili kete vit do te organizohet ne Korene e Jugut. Ne nje transmetim maratone permes ekranit te Vizion Plus, per plot 4 ore nen moderimin e Inger Skura dhe Ardit Roshi, ashtu sikurse çdo vit nuk munguan surprizat,emocionet dhe te ftuarit pikant.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re