Një koncerti i grupit U2 në arenën Mercedes-Benz të Berlinit u ndërpre të shtunën, 20 minuta pasi kishte startuar.

Ndërsa po performonte këngën e katërt “Red Flag Day”, lideri Bono Vox humbi zërin e tij.

“Unë nuk pin duhan dhe nuk e di pse më iku zëri”, tha këngëtari i famshëm i U2, pas një trajtimi në një klinikë mjekësore.

Publiku në sallën e mbushur plot u mbajt me shpresë që koncerti do të vazhdonte pas pushimit, duke thirrur: “Bono, ne ende ju duam”. Por koncerti nuk vazhdoi më.

Dhe kjo ndodhi 20 vjet pas të njëjtës histori të trishtë me atë që konsiderohet si një nga muzikantët me karrierën më të shkëlqyer, prej nga fillimi i viteve ’80 e deri sot, pa asnjë ndërprerje. Më 2 shtator 1997, Bono po mbante një koncert në Sarajevën, kur prapritmas humbi zërin. Megjithatë, pas disa oshilacionesh, ia arriti ta përfundonte me sukses.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re