Civilët e zhvendosur në provincën e Idlibit të Sirisë kalojnë një tjetër festë të Bajramit larg shtëpive të tyre.

Qyteti Idlib vazhdon të presë civilë nga Ghouta Lindore, Homs dhe Daraa, të cilët kanë ikur nga sulmet e regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësit të tij nga sulmet e Rusisë.

Ahmet Haled i cili emigroi nga rrethi Serakib të Idlibit dhe u vendos në kampin Ezrak në vijën kufitare, për Anadolu Agency (AA) tha se kjo ishte festa e gjashtë që ata kaluan larg shtëpive të tyre.

Duke thënë se kishte ardhur në xhami për të falur namazin e Bajramit, Haled tha se njerëzit ishin të pikëlluar sepse ishin larg bashkëqytetarëve të tyre.

Duke u shprehur se u ka “ngushtuar shpirtrat” çdo festë që kalojnë larg shtëpisë së tyre, Haled tha: “Shpresoj që të gjithë ta kalojnë festën së bashku me vëllezërit dhe motrat, të dashurit dhe familjen në vendlindjen e tyre”.

Mulhem Ismail, i cili emigroi nga rrethi Al Qusayr i provincës Homs në vitin 2013, tha se lumturia e njerëzve që kalojnë festën në shtëpi me të afërmit, familjen dhe miqtë e tyre është një ndjenjë e papërshkrueshme.

Duke u shprehur se jeta e atyre që jetojnë në kampe çadrash është plot dhimbje, Ismail tha: “Njerëzve u mungon qyteti ku kanë lindur, familjet dhe njerëzit e tyre të dashur. Ne kemi qenë gjithmonë të privuar prej tyre”, tha Ismaili, i cili u detyrua të shpërngulej 9 vjet më parë.

“Ka një nyje (brengë) tek njerëzit. Pavarësisht gjithçkaje, ata duhet të jenë të durueshëm me jetën e shpërnguljes që Allahu e sheh të arsyeshme për ta”, tha ai.

Ismail uroi civilët e zhvendosur që të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre dhe uroi festën e Fitër Bajramit.
Burimi: AA