Ortosomnia paraqet probleme me gjumin, të cilën e shkakton teknologjia, përkatësisht aplikacionet që matin kualitetin e jetës dhe përcjellin gjumin.

Ky lloj aplikacioni regjistron kur flini, sasinë e gjumit dhe kualitetin e gjumit tuaj.

Megjithatë, ka gjithnjë e më shumë persona që bazohen kryesisht në këtë aplikacion dhe diagnostifikojnë vetë çrregullimet që nuk i kanë.

Njëra prej tyre është dhe çrregullimi i gjumit, i cili në këtë rast quhet ortosomnia – orto do të thotë e rregullt, somnia – fjetje.

Ekspertët rekomandojnë që në vend të bazohemi në aplikacion, më mirë është që të dëgjojmë trupin tonë. Në mëngjes, pasi të zgjoheni, përcillni gjendjen se si ndiheni.

Nëse jeni të përgjumur, atëherë ju keni fjetur mirë, pavarësisht asaj që thotë aplikacioni juaj. /kp/.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re