Home Kuriozitete Çka është psoriaza dhe si ta trajtojmë atë?!

Çka është psoriaza dhe si ta trajtojmë atë?!

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Psoriaza është një sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga njolla të kuqe, bardha ose të argjendta në lëkurë. Lajmi i mirë është se shumë barna mund ta kontrollojnë psoriazën, dhe ndryshimet në mënyrën e të jetuarit – si dalja në diell për periudha të shkurtra dhe lënia e duhanit – mund të ndihmojnë.
Çfarë është psoriaza? Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me njolla të trasha të lëkurës me ngjyrë të kuqe, të bardhë ose të argjendtë. Te lëkura normale, qelizat e lëkurës zhvillohen gradualisht dhe ndërrohen mesatarisht çdo katër javë. Qelizat e reja të lëkurës zhvillohen në brendi duke zëvendësuar ato të shtesave të jashtme, të cilat bien. Por te psoriaza, qelizat e reja të lëkurës dalin më shpejt në sipërfaqe të lëkurës, gjë që ndodh brenda disa ditëve, në vend të disa javëve. Ato grumbullohen njëra mbi tjetrën dhe formojnë njolla të quajtura pllakëza. Madhësia e këtyre pllakëzave në lëkurë mund të ndryshojë nga të vogla deri te të mëdha. Këto njolla zakonisht shfaqen tek gjunjtë, bërrylat, në lëkurën e kokës, duar, këmbë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Por, ajo mund të prekë çdo pjesë të trupit. Ky problem i lëkurës haset më shpesh tek tek të rriturit. Ajo mund t’i bëjë njerëzit të tërhequr, megjithatë shumë mënyra që mund ta mbajnë psoriazën nën kontroll. Shkaktarët e psoriazës nuk dihen por specialistët besojnë se në këtë është i përfshirë sistemi imunitar. Sëmundja po ashtu ka prirje për t’u trashëguar.
Njollat e vogla të psoriazës shpesh mund të mjekohen duke përdorur rregullisht kremra që nuk përmbajnë steroide. Locionet, xheli dhe shampot nuk janë të efektshme edhe pse ato mund ta shtojnë ndjeshmërinë në diell. Ekspozimi i kufizuar ndaj diellit po ashtu mund të ndihmojë; lëkura e paprekur duhet të mbrohet me kremra kundër diellit. Nëse psoriaza prek lëkurën e kokës, shampot kundër zbokthit mund të ndihmojnë. Te rastet më të ashpra të psoriazës, ajo mund të mjekohen me preparate më të fuqishme të përshkuara nga mjeku. Edhe stresi mund të kontribuojë në përkeqësimin e psoriazës. Prandaj reduktimi i stresit ndihmon në disa raste. Trajtimi Trajtimi i psoriazës varet nga tipi, lokalizimi dhe shtrirja e sëmundjes. Të gjithë personat duhet të instruktohen për sa i përket shmangies së tharjes së tepërt ose irritimit të lëkurës së tyre dhe për të ruajtur hidrimin e përshtatshëm të lëkurës. Pjesa më e madhe e personave me psoriazë të lokalizuar, të tipit me pllaka, mund të trajtohet me glukokortikoide topikale me fuqi mesatare. Për trajtimin e psoriazës së kufizuar janë gjithashtu të efektshme një analog topikal i vitaminës D dhe retinoidi. Rrezet ultravjollcë, natyrale ose artificiale, janë një terapi e efektshme për shumë persona me psoriazë të përhapur.
Agjentë të ndryshëm sistemikë mund të përdoren për sëmundjen e rëndë e të përhapur të psoriazës. Si ta trajtojmë psoriazën në kushtet e shtëpisë A ndihmojnë kripërat e Detit të Vdekur për ta lehtësuar psoriazën? Po bimët kineze? Homeopatia Qëllimi i kësaj mjekësie alternative është ta ndihmojë trupin në mekanizmat mbrojtës për të parandaluar apo trajtuar sëmundjet. Ata të cilët praktikojnë homeopatinë besojnë se marrja e substancave në doza të vogla, si sulfur ose nikel, mund të ndihmojë në trajtimin e psoriazës. Dieta Ushqimi ju ndihmon të kontrolloni inflamacionin dhe rrënjët e problemeve të lëkurës. Armiqtë e inflamacionit në pjatën tuaj janë: peshku si salmon dhe sardele, drithërat integrale, vaji i ullirit, frutat dhe perimet.
Reduktoni ushqimet që ju shtojnë inflamacionin, si mishi i kuq, ushqimet e fërguara, ushqimet e përpunuara dhe disa lloje karbohidratesh. Terapia trup-mendje Për të pakësuar stresin që përkeqëson psoriazën, disa njerëz meditojnë. Yoga, gjithashtu, mund të jetë shumë e mire për menaxhimin e stresit. Terapi të tjera Bima kineze indigo naturalis është një kurë efektive alternative në trajtimin e psoriazës, sipas një studimi publikuar në “Archives of Dermatology”. Bima e fuqishme, nga Strobilanthes formosanus Moore, mund të përzjehet me vaj esencial dhe të aplikohet në lëkurë, por këtë është mirëqë ta përgatisë mjeku. Dermatologia kineze Bai thotë se kjo sëmundje prek më shumë meshkujt. “Në vende me shumë lagështi ose shumë të thata, është me e mundshme që njerëzit të preken nga psoriaza.” Psoriaza ka karakteristika të dukshme sezonale, shumica e pacientëve vuajnë më shumë në pranverë dhe dimër sesa gjatë verës. Ajo ndodh më shumë në pjesët e ekspozuara të trupit si në pjesën e kokës, gjymtyrë, gjoks, shpinë dhe pjesë të tjera. Megjithëse nuk është e rrezikshme për jetën, sigurisht kjo sëmundje zgjatet shumë në kohë dhe përsëritet vazhdimisht duke u rënduar nga viti në vit. “Pacientët me psoriazë kanë dhe probleme me zemrën, mëlçinë e madje edhe me rrugët urinare e riprodhuese. Edhe disa sëmundje kronike kane lidhje me të.” Mjekët u rekomandojnë pacientëve të mos hanë erëza dhe të bëjnë një jetë larg stresit. Trajtimi i duhur i psoriazës mund të jetë afatshkurtër, por tek shumica e pacientëve ajo mund të ripërsëritet. Gjithashtu, pacientët me psoriazë në përgjithësi nuk kanë dëme në organet e brendshme, prognoza është e mirë, por ata duhet të rregullojnë mënyrën e të ushqyerit dhe me sa më shumë vitamina. Shfaqja e psoriazës lidhet shpesh me imunitetin e njeriut, ndaj disa mjekë sugjerojnë që të shtohet doza e vitaminës B, për të ndihmuar në lehtësimin e stresit, dhe disa mjekë besojnë se pacientët duhet të bëjë stërvitje dhe ushtrime fizike.
Mjekja Bai, sugjeron edhe ngrënien e disa frutave të përshtatshme si pjeshka, fiku, kompostot, fruta të thata etj., që janë në dobi të shëndetit. Kur shtohet në vaskë, kripa e Detit të Vdekur mud të ndihmojë në largimin e shtresës së sipërme dhe të pushojë të krruarat. Një mënyrëe lehtë për këtë është kripa Epsom, që ndihmon lëkurën në të njejtën mënyrë si dhe kripërat e Detit të Vdekur. Kur aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë, aloe vera mund të ndihmojë në reduktimin e psoriazës. Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë parë përmirësim kur aplikojnë në lëkurë vajin e pemës së çajit apo uthull molle

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë