Urthi është një gjendje shëndetësore e shoqëruar me djegie në pjesën e sipërme të kraharorit dhe në ezofag. Dhimbjet dhe djegiet ndjehen si dallgë dhe shpesh shoqërohen dhe me gromësira.
Duhet të mbani parasysh se nëse kjo gjendje zgjat në kohë dhe ju përsëritet shumë shpesh duhet të kërkoni kujdes mjekësor pasi mund të tregojë shenja për probleme në veshka, mëlçi, shpretkë apo me stresin.
Disa nga shkaqet e urthit janë:
Mbingrënia, erëzat ushqimore, ushqimet acid formuese dhe me shumë yndyrë, mosfunksionimi i mirë i mëlçisë, veshkave apo shpretkës, mungesa e acidit klorhidrik, duhanpirja, kapsllëku, pirja e shumë lëngjëve gjatë ngrënies, përzierja e disa lloj ushqimeve, ushqime të përpunuara komercialisht etj.
Këshilla
Ajo çka këshillohet në kurimin natyral të urthit është ushqyerja e mirë me ushqime të papërpunuara komercialisht, kryesisht perime dhe fruta, pirja e ujit të pastër gjatë gjithë ditës, mish pule dhe peshk.
Githashtu duhen minimizuar kafja dhe çaji i zi.
Ushqimet që japin menjëherë efekt kur keni urth janë:
Mollët
Kastravecët
Orizi i zi
Ujë i pastër me një lugë sodë buke ose uthull molle
Arrat
Ushqimet që duhen shmangur
Duhani
Alkooli
Çokollatat
Yndyrnat e ngopura
Domatja
Lëngu i portokallit
Ushqimet pikante
Çamçakëzat me mente ose dhe vetë mentja
Qumësht dhe nënproduktet e tij
Ushqimet me sheqer të rafinuar
Ngrënien vonë (duhen minimalisht 3 orë pushim mes vakteve). /shal/.





