Hudhra është një bimë të cilën secili prej nesh e ka provuar të paktën njëherë. Ne jemi mësuar me të sa që nuk i vërejmë të mirat që i ka ajo. A e keni ditur se të mirat e hudrës nuk janë vetëm për të mbrojtur nga gripi?

KosovaPost do ju tregojë se pse ju duhet të hani hudër çdo
ditë?

1. Do të jeni më tërheqës

Hudra i bën burrat më tërheqës. Megjithëse është menduar se
era e hudrës largon dëshirën për të komunikuar, studimet e fundit kanë dëshmuar
se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Kushti i vetëm është të hani dy copa
hudhër, 12 orë para një takimi në mënyrë që t`i bëni përshtypje një gruaje.

Siç duket, gratë çmenden për aromën e trupit të një njeriu
që ka ngrënë hudhër. Megjithatë, ky fenomen është vështirë i shpjegueshëm nga
shkencëtarët.

2. Sistemi imunitar do të përmirësohet

Fakti që hudhra na mbron nga viruset e ndryshme dhe nga të
ftofti ka qenë e njohur edhe nga gjyshërit tanë. Por shkencëtarët kanë
konfirmuar edhe një herë se duhet të konsumojmë vazhdimisht hudhër në mënyrë që
të mos sëmuremi gjatë dimrit. Kjo për shkak se përmbanë një numër të madh të
vitaminave, vajrave të nevojshëm dhe aminoacidet.

3. Tensioni i gjakut do të stabilizohet

Shtoni në dietën tuaj një hudhër nëse vuani nga presioni i lartë
i gjakut. Dhimbjet e kokës do të zhduken së bashku me tensionin e lartë. Në mënyrë
që ta shëroni hipertensionin, ju duhet të hani 4 thelbinj të hudhrës në ditë. Hudhra
gjithashtu zbret kolestorolin në gjak deri në 10-15 %, që do të thotë se
rreziku për sulm në zemër reduktohet për 50%.

4. Kujtesa juaj do të përmirësohet

Sipas një teorie, trupi i njeriut dhe mosha e trurit për
shkak të një oksidimi kimik reagon kur konsumojmë ushqim e oksigjen dhe prodhon
energji. Por ky proces shkatërron qelizat dhe me kalimin e kohës lëkura bëhet e
zbehtë dhe truri ndalon të jetë po aq i mprehtë. Antioksidantët luftojnë kundër
oksidimit të tepruar dhe na ndihmojnë të mbajmë rininë.

Kompanitë farmaceutike i shesin shtesat antioksiduese për
shuma të mëdha parash. Megjithatë, hudhra e thjeshtë përmban një mori
komponentësh që parandalojnë plakjen e trurit dhe nuk kushton shumë. Njerëzit e
moshuar që e konsumojnë zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së
Alzheimerit, ndërsa të rinjtë mund të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe të rrisin
produktivitetin e trurit. E gjithë çfarë u duhet të bëni është të hani hudhër
në baza ditore.

5.  Flokët dhe Lëkura juaj do të iu përmirësohet gjithashtu

Hudhra nxit rritjen e flokëve duke i bërë ata më të gjatë
dhe më të trashë.

Fibroblastet (qelizat përgjegjëse për rinovimin e lëkurës)
kanë një reagim pozitiv ndaj hudhrës. 2 thelbinj hudre çdo ditë janë të
mjaftueshëm për të zhvilluar prodhimin e kolagjenit. Rrezet e diellit nuk do ta
thajnë lëkurën nëse konsumoni më shumë hudhër.

6.  Dhimbjet e dhëmbëve do të zvogëlohen

Për shkak të elementeve antibakteriale
hudhëra është e mirë për zgavrën e gojës. Ajo vret mikrobe të dëmshme dhe
shëron mishrat e skuqur. Për më tepër, ky produkt i dobishëm zvogëlon rrezikun
e dëmtimit të dhëmbëve. Prandaj, nëse filloni të hani hudhër rregullisht, nuk
do të keni nevojë të shihni stomatologun tuaj aq shpesh.    

7. Do të dukeni më të dobët.

Ky produkt mund të jetë i dobishëm  edhe për ata që kujdesen për dukjen e tyre dhe
këtu janë arsyet pse:

Si rezultat i reaksioneve komplekse kimike, shkatërron depozitat
yndyrore. Prandaj, ka një shans të lartë që ilaçi anti-yndyrë së shpejti do të
bëhet me hudhër të zakonshme.

Hudhra bllokon shtimin e peshës kur ndodh një dietë e papërshtatshme dhe e pabalancuar. Djeg kaloritë e tepërta që hyjnë në trup. Natyrisht, funksionon vetëm nëse hani hudhër mjaftueshëm./KosovaPost

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re