Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër, ndaj deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se Kongresi i PS-së do të përcaktojë agjendën deri më 30 qershor 2021, datë kur sipas tij, do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Manjani shkruan se si me kongres si pa të, Edvinin e kanë për çdo gjë, dhe në fakt forumet e partisë nuk merren aspak parasysh.

“Ç’lesh Kongresi?! Vendimet i merr Tjetri sipas qejfit, pa rregulla e pa procedura, kundër Kushtetutës së Republikës. Nuk e qeth hiç për kolegjialitet e procedurë!

Ndaj them që boll me këtë pritshmërinë se do bëhet një kongres! Kot fare!

Fundja njësoj si kongreset e të gjitha partive, është dhe ky. Llo llo llo llo…. Urraaaaa…!

Poshtë armiqtë…! Rroftë udhëheqja…..! Fitoreeee….!”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani:

Shihni ç’pritshmëri publike kanë ngritur!

Do mblidhet kongresi i partisë që të vendosë për punët e Shqipërisë!!! Aty do vendoset çdo gjë.

Kulmi! Formalisht, kësaj Shqipërie i thonë ende demokraci!!!

Media e publiku i gjerë, në një shoqëri të paktën pluraliste, proporcionalisht duhet t’i përgjigjen me mesazhin: KUJT I PLASI PËR KONGRESIN TUAJ?!

Si me kongres e si pa kongres Edvinin kanë për çdo gjë.

Ç’lesh Kongresi?! Vendimet i merr Tjetri sipas qejfit, pa rregulla e pa procedura, kundër Kushtetutës së Republikës. Nuk e qeth hiç për kolegjialitet e procedurë!

Ndaj them që boll me këtë pritshmërinë se do bëhet një kongres! Kot fare!

Fundja njësoj si kongreset e të gjitha partive, është dhe ky. Llo llo llo llo…. Urraaaaa…!

Poshtë armiqtë…! Rroftë udhëheqja…..! Fitoreeee….!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re