Hilary Clinton rendit edhe disa faktor që sipas saj e çuan në humbjen e zgjedhjeve Hilary Clinton ka vazhduar me gjetjen e faktorëve që i shkaktuan asaj humbje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kundër presidentit aktual amerikan, republikanit Donald Trump.

Kësaj radhe ajo ka fajësuar presionin e burrave për gratë e komunitetit të bardhë, që votën e tyre ia besuan Trumpit. Kjo deklaratë e saj, po kritikohet edhe nga demokratët që në të shumtën e rasteve janë pjesë e kampit të Klinton.

Ajo po pranon kritika se ka veçuar votueset e Trump –duke thënë se ato nuk kanë qenë të gatshme që t’u bëjnë ballë presioneve nga burrat në jetën e tyre.

Që nga senatorët demokratë e deri të menaxherja e kampanjës së saj, ka një pajtim të përbashkët se komentet e Hillaryt nuk ishin të përshtatshme.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Clinton, gjatë një paraqitje në Indi gjatë fundjavës së kaluar, tha se ajo ka humbur garën presidenciale të vitit 2016 për shkak se disa gra të komunitetit të të bardhëve nuk e ngritën zërin kundër presionit të burrave në jetën e tyre, që i shtynë ato të votojnë për Trumpin.

“Unë kam fituar në vendet që përfaqësojnë dy të tretat e prodhimit të brendshëm të Amerikës. Kështuqë unë kam fituar në vendet ku njerëzit janë optimistë, dinamikë, të ndryshëm mes vete, dhe aty ku njerëzit ecin përpara.

Kampanja e Trumpit “Bëni Amerikën të madhe përsëri”, ka qenë një kthim prapa në kohë. Klinton ka gjetur një numër të faktorëve për të arsyetuar humbjen e dytë në garën presidenciale.

Vetëm gjatë muajit të kaluar ajo ka fajësuar; seksizmin e dalë mode, dhe paragjykimin ndaj grave për humbjen e saj.

Ajo po ashtu ka kritikuar gratë që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës, por mbështetin marshin e grave gjatë muajit janar. Në librin e saj, Clinton e quajti atë ditë “të hidhur dhe të ëmbël”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re