Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD thotë se Lulzim Basha nuk ka rrugë tjetër përveçse të pranoi vendimin e Kuvendit Kombëtar.

Selia dhe vula thotë ai janë të partisë dhe jo të Bashës, ndaj me zhvillimin e mbledhjes sot në seli është respektuar vendimi i Kuvendit.

“Çfarë ndodhi në Kuvend? Shpëtoi PD nga shpërbërja! Kam qenë i shqetësuar për shpërbërjen por pas Kuvendit mendoj se PD ka shpëtuar nga shpërbërja e bazës”, tha Gjata.

Sipas tij nuk kishte nevojë për të marrë vendim për të shkuar në seli se kjo do të ishte absurde.

Ai parashikon se gradualisht Basha do të pranoi vendimin dhe do të tërhiqet.

“Nuk ka nevojë për dhunë, askush nuk guxon të ushtrojë dhunë. Gradualisht po ikën (Basha), po lë deklaratat dëshpëruese”, deklaroi Gjata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re