Çlirim Gjata: Në selinë e PD-së ka pasur grup paramilitar të armatosur, Prokuroria dhe Policia nuk mori masa

pd2-2.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Çlirim Gjata i cili është një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka akuzuar publikisht Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se nuk kanë marrë masa dhe kontrolle për një grup paramilitar të armatosur, që sipas tij ndodhej brenda selisë së PD-së ditën e protestës së 8 janarit.

Në një prononcim për mediet jashtë gjykatës, Gjata tha se mes Bashës dhe autoriteteve kishte një marrëveshje që grupet paramilitare të qëndronin në seli dhe ndaj tyre mos të merreshin masa.

“Policia nuk ka bërë asgjë për informacionet e sakta që ka pasur. Në ambientet e PD ka pasur grup paramilitar të armatosur. Ishin të gatshëm që të përdornin armët dhe dhunë kundër protestuesve.

Prokuroria dhe policia nuk heton me pamje. Por ndjek penalisht individualisht.

Sa i takon 18 protestuesve dolën para gjyqit pa fakte. Kishte raste kur vetë prokurori u shpreh se këtë e ka ndaluar policia, por për të s’ka provë. Këta persona nuk janë kapur në oborrin e PD.

Prokuroria dhe policia, megjithëse kanë pasur se në 6 dhe 7 kanë pasur regjistrime të denoncimeve se; në seli ka njerëz të armatosur, s’kanë bërë kontrolle. Pse s’ka ndërhyrë? Kjo është pyetja 1 milionë dollarëseh.

Problemi është se policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar të armatosur që ka qenë brenda në PD. Asnjë nuk është ndaluar nga policia, pasi ka pasur marrëveshje mes Bashës dhe policisë që ata të rrinë aty dhe mos t’ju hyjë asnjë gjemb në këmbë.”- tha Gjata.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë