Është trishtuese, por dhe për të qeshur, tërbimi i opozitës dhe njerëzve pranë pas, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.

Shkak për këtë, është bërë buja që ka shkaktuar ky gjest jo vetëm në Itali, por dhe në media të rëndësishme botërore.

Gjesti që është vlerësuar gjerësisht nga italianët, shihet si fitore politike për Ramën, ndaj dhe drejtues të opozitës, por dhe gazetarë pranë saj, si Fatos Lubonja, nuk e kanë mbajtur dot veten, pa e shfaqur frustimin e tyre.

Ndërsa Çlirim Peka ka shkuar edhe më tej, teksa shkruan se me këtë gjest, Rama u rreshtua krah Rusisë e Kinës.

“Ne s’kemi mundesi te ndihmojme veten e jo me Italine.

Thjeshte Rama u rrjeshtua krah Rusise, Kines, Kubes dhe Venezueles. Aty ku ndjehet i ngjashem.

Keto jane vendet qe derguan mjek e infermiere ne Itali dhe fshehin shifrat e tragjedise ne vendet e tyre”, shkruan ai.

Imagjino tani, që këta njerëz janë “ideologët” e opozitës në Shqipëri dhe pretendojnë të frymëzojnë njerëzit!

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re