Administratori i Zeni Tv dhe Zeni.net Çlirim Peka, ka shpërndarë një aforizmë për gazetarinë.

Ai bie dakord që gazetarët e pasur dëmtojnë informimin korrekt.

“Në rast se takoni një gazetar të pasur mos i besoni. Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çojë në mirëqenie për hir të së vërtetës. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera”, përcjell Peka i cili natyrisht e di veten si model të gazetarit të pastër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re