Skip to content

Çlirim Peka zbulon arsyen e dështimit të tubimit të Berishës: Shqiptarëve s’ua ndjen fare për çështjen kombëtare, shyqyr jemi ne që i tregojmë vendin tradhëtarëve

Gazetari Çlirim Peka ka bërë një zbulim të ri.

Ai komentuar pjesëmarrjen në protestën e Sali Berishës mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku ka gjetur shkaqet se pse dështoi.

Përgjatë një bashkëbisedimi me analistët e abonuar në ZeniTv dhe Zeni.net, Peka artikuloi disa arsye se pse pjesëmarrja nuk ishte në nivelin e pritshëm.

Një nga argumentet e artikuluara nga Peka ishte se shqiptarët nuk kanë interes për çështjen kombëtare.

Kjo hipotezë solli edhe diskutime në studio ku edhe analistët e tjerë listuan argumentet e pjesëmarrjes së ulët në këtë tubim.

I vetmi argument për të cilin nuk u shkoi mendja ta përmendin ishte se mos ndoshta shqiptarët nuk e duan më Sali Berishën.