Vijon të jetë problematike situata nga reaksioni kimik tek ish trikotazhi në lagjen nr 9 ne Korce.

Përgjatë gjithë ditës zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë ndërsa ende nuk është bërë një ndërhyrje. Sipas të dhënave nga Tirana janë nisur ekspertë të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen dhe reaksionin.

Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja, por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë. Do jenë ekspertët ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate për të cilat banorët kërkojnë zhvendosjen sa më parë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re