Në një  ceremoni për përvjetorin e radhës së çlirimit të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj bëri një lidhje mes të djeshmes dhe aktualitetit, duke kaluar nga lufta partizane te gomat flakët para Bashkisë, në protestat e banorëve të “Astirit”.

“Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE”, tha Veliaj.

Ndërkohë, protestat karshi tij vijojnë, nga ata që priten t’u prishën shtëpitë nga ndërtimi i Unazës së re. Opozita është vënë krah banorëve, duke pretenduar po ashtu si ata që qeveria nuk po jua dëmshpërblen pronën.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re