Marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas është afër. Sot në Stamboll do të nënshkruhet dokumenti që përcakton krijimin e korridoreve të sigurisë për nxjerrjen e grurit nga portet e Ukrainës.

Këtë e bëri të ditur zyra e presidentit turk Erdogan.

Ankaraja zyrtare vëren se në nënshkrimin e dokumentit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, presidenti Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Marrëveshja përfshin ngritjen e një qendre koordinimi nën kujdesin e OKB-së, çmimin e porteve të Ukrainës, kontrollet e përbashkëta në daljet dhe hyrjet e porteve dhe përpjekjet për të garantuar sigurinë në eksport.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antoni Guterres kjo marrëveshje është jetike pasi do të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën e mijërave ose miliona njerëzve, të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë mungesën e ushqimit apo rritjen e çmimeve.

Ukraina dhe Rusia janë dy ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithit në botë dhe bllokada e krijuar për shkak të luftës rrezikon të përkeqësojë situatën e ushqimit në botë, gjithashtu vendosja e sanksioneve perëndimore nga Moska çoi në rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re