Serish mbi Festivalin e Kenges ne RTSH – Si instucion dhe i vetmi Festival Publik Mbarkombetar: Clironi Eurosongun dhe shpetoni Festivalin e Kenges ne RTSH (dhe anasjelltas) .! Festivali i Kenges ne RTSH prej vitesh gjithnje e me shume po shendrrohet ne ish spektaklin tv: ” Ethet e Eurosongut ( premtes) mbrema” !

 

Me doren tone shkateruam traditen e disa dekadave perpjekjesh te autoreve me te mire ne vend per te pasur ” aromen” shqip te kenges se lehte,- duke e kthyer ne nul Ngjarjen me te bukur muzikore ( Festivalin),- ne nje Ankad ” ethesh” Eurosongu. Nuk ka pse RTSH gjithe industrine e imazhin e tradites se Festivalit tone ta vere ne sherbim te Eurosongut duke treguar paaftesi dhe pamundesi ne perzgjedhjen e kenges perfaqesuese dhe kengetarit qe perfaqeson Shqiperine cdo vit ne Eurosong.

 

Formula e cmimit te pare te Festivalit si perfaqesuese e Shqiperise ne Eurosong ka treguar gjithe keto vite se eshte nje formule e deshtuar duke i bere ” dem” si Festivalit nga njera ane ashtu dhe perfaqesimit tone ne Europianin e kenges nga ana tjeter. Prova qe e verteton me se miri kete konkretisht eshte kjo:- Nga viti 2004 deri ne 2019 te gjithe kengetaret qe shkuan ne Eurosong vitin pasardhes braktisen Festivalin Kombetar perfundimisht duke mos marre pjese ne te?????

 

Perse ndodh keshtu????- Sepse Festivalin e ka “pushtuar” Eurosongu eshte pergjigja.

Shqiperia nje vend i vogel nuk e ka ” luksin” te prodhoje e promovoje pafund qindra kengetare e kompozitore te rinj pa dogane cdo vit ne Festival nga viti ne vit ku pjesa me madhe e tyre thuajse nuk lene asnje gjurme.

RTSH Festivalin nuk duhet ta mendoje dhe ndertoje si nje Spektakel ” Eurosongu” , por ti rikthehet emrave me ne ze te kenges sone si ne krijimtari ashtu dhe interpretim. Ne radhe te Pare Festivali i Kenges eshte dhe duhet te jete Festival i krijimtarise e jo te devijohet – gjithcka te vihet e te sillet rreth kengetarit – interpret. ( Sic ka dhe emrin : Festivali i KENGES)

Me vjen mire qe shume muzikante, miq e kolege po rikthehen ne mbeshtetje te kesaj ideje dhe opinioni te bere publik prej kohesh.

Miron Kotani.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re