Teuta shpallet kampinone ndërsa ka mposhtur në finalen e sotme Tiranën me rezultatin 2:0.
Golat u shënuan nga Hoxha dhe Vila.

“Djemtë e Detit” e kanë fituar tri herë Kupën e Shqipërisë ku nga tre trofetë e fituar dy i ka fituar ndaj Tiranës në 1995-ën me penallti dhe të fundit më 11 maj 2005, ndërsa kjo është e 4.

Kryeqytetasit që pak ditë më parë ngritën trofeun e Kategorisë Superiore, nuk mundën të arrinin një gëzim të dyfishtë.

Teuta e nisi me gol që në minutën e 2-të nga qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dhe në minutën e 79-të nga mesfushori me tipare sulmuese, Lorenco Vila, bënë me krahë durrsakët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re