Tre shtetas të burgosur në paraburgimin e Peqinit kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të këtij institucioni.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se tre  të burgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe K.Ibraliu kanë kundërshtuar dhe kanë dhunuar gardianët.

 

Gjithashtu bëhet me dije se konflikti ka nisur pasi të tre shtetasit nuk kanë pranuar të futen në ambjentet e brendshme pasi kanë mbaruar orarin e ajrimit.

 

Mësohet se SHKKB ka dërguar grup pune në burgun e Peqinit pas ngjarjes.

 

 

Kastriot Loka për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.

Arlind Daja. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

Kreshnik Ibraliu për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re