Një 33-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë në Gjirokastër, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, dhe më pas në komisariat, ka shkatërruar kamerën e vendosur. Ky person ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, dhe ka bërë rezistencë gjatë shoqërimit.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe shkatërroi kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 33 vjeç, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër.

Ky shtetas, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re