Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

 

 

Një 40-vjeçar ka dhunuar e ka kanosur me armë gjahu familjarët e tij. Burri gjithashtu ka dëmtuar dhe automjetet e tyre.

 

 

Pas mbërritjes, policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin dhe ka sekuestruar amrën të cilën e mbante pa lejen përkatëse në emrin e tij.

 

 

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbërritja”.

 

Kanosi me armë gjahu familjarët e tij, i dhunoi ata dhe iu dëmtoi automjetet, vihet menjëherë në pranga 40-vjeçari.

 

Sekuestrohet arma e gjahut që u përdor për kanosjen.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Rendit, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë gjahu familjarët e tij, dhe po i dhunonte ata, kanë organizuar menjëherë punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në kuadër të operacionit “Mbërritja”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.

 

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 40 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i prones”.

 

Ky shtetas, në banesën e tij, në fshatin Rrilë, ka kanosur me armë gjahu, familjarët e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre dhe iu ka dëmtuar automjetet që ata kishin në pronësi. Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka rezultuar se shtetasi L. L. iu kishte vjedhur familjarëve të tij, sende personale dhe i kishte shitur.

 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e gjahut që u përdor për kanosjen. Shtetasi i arrestuar e mbante armën e gjahut, pa autorizimin përkatës në emër të tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re