Deputeti i “Agimit të Artë”, propozim Parlamentit: Avionët luftarakë F16 të fluturojnë në Himarë. Korrespondenti i Ora News në Athinë, Robert Goro, ka deklaruar mbrëmë se një deputet i partisë ultranacionaliste “Agimi i Artë në Greqi ka propozuar në parlamentin helen, që avionët luftarakë grekë të fluturojnë mbi Himarë për t’i dhënë një mesazh qeverisë shqiptare.
“Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare”, tha Goro mbrëmë gjatë një ndërhyrje në emisionin “Arena”.
Sipas gazetarit, fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve. Prej disa ditësh, në Himarë, policia dhe IKMT, kanë nisur një aksion në prishjen e disa ndërtimeve pa leje, në kuadër të investimeve publike në këtë zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re