Sipas CBS News një burrë është arrestuar pasi ka kafshuar një qen. Ngjarja  ka ndodhur në New Hampshire, .
Bëhet fjalë për një person i cili kishte tentuar t’i rezistonte arrestimit nga ana e policisë. Ai qe përpjekur që të fshihej në një grumbull rrobash, por qeni i policisë e identifikoi atë.
Të dielën e kaluar në Boscawen, qytet ky me afro 4.000 banorë, policët ishin thirrur që të asistonin në një aksion për arrestimin e dy personave që kërkoheshin për shkak të disa urdhëresave të papaguara.
Qeni e kishte indetifikuar të dyshuarin, por ai e kishte sulmuar duke e kafshuar. Përkundër kësaj, policia kishte arritur ta kapte të dyshuarin dhe ta arrestonte. Qeni i quajtur Veda, është kontrolluar nga veterinerët dhe tashmë është i gatshëm të kthehet në detyrë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re