Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ka dhunuar motrën e tij si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

 

Pas shoqërimit nga uniformat blu, i riu në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, njofton policia.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re