Transmetuesit publik britanik, BBC, i janë vërshuar më shumë se 100 ankesa pasi në kanalin e vet për fëmijë, CBBC, transmetoi pamje të dy vajzave adoleshente duke u puthur në buzë.
Muajin e kaluar, besohet se mijëra fëmijë e panë skenën në kanalin CBBC, ku dy vajza adoleshente shihen duke u puthur në emisionin “The Next Step”.
Ky emision ka karakter garues në vallëzim. Gjatë performancës mes shoqeve të quajtura Jude dhe Cleo, që përcillej me një këngë të artistit Shane Harte, u bë e qartë se mes tyre kishte më shumë se miqësi, shkruan “Metro UK”. Shumë shikues nuk ishin të kënaqur me atë që panë.
Mesohet se më shumë se 100 shikues kanë dërguar ankesa në adresën e transmetuesit publik për këtë transmetim.
