Grekët janë befasuar nga një stuhio e fortë breshëri ndërsa zona më e prekur ka qenë ajo e Xanthi-t.

Rreth orës 10:00 me orën lokale nisi në formën e reshjeve të shiut që ishin tepër të rrëmbyeshme dhe më pas u kthye në breshër, ndërsa qytetarët braktisën rrugët.

Mediat vendase shkruajnë se në Rrugën Provinciale të Xanthi, Petinou, breshri ishte aq i fortë sa rrugët të kujtonin një peizazh me dëborë. Drejtuesit e mjeteve ndaluan automjetet e tyre në anë të rrugës duke pritur qe breshri sa një kokërr arrë të ndalej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re