Kjo Ligë e Kampioneve është e çmendur, ky Totenhem është i çmendur por i çmenduri i vërtetë është Lukas Moura. Totenhem kalon Ajaksin në një tjetër mbrëmje me përmbysje dhe na jep një finale angleze përballë Liverpul.

Ajaksi e niste ndeshjen me avantazhin e fitores së sfidës së parë në Londër por edhe sonte gjen i pari golin me kapitenin De Ligt. Holandezët fluturues mbajnë ndeshjen në kontroll dhe sërish janë të rrezikshëm para portës së Loris. Në fund duket se kualifikimi mbyllet kur Zijesh me një gol spektakolar dyfishon rezultatin.

Por pjesa e dytë nis me një tjetër ritëm dhe është Moura që godet dy herë për të barazuar sfidën dhe për të hapur kualifikimin. Ajaksi duket i ‘’tulatur’’ por Totenhem nuk përfiton ndërsa ndeshja me kalimin e minutave fillon bëhet e hapur dhe të dy skuadrat kanë shanset e tyre. Kur po dukej se gjithçka po mbyllej vjen edhe goditja finale. Është minuta e pestë shtesë dhe është sërish braziliani Lukas Moura që gjen golin dhe dërgon Totenhemin në finalen e parë të Ligës së Kampioneve në një derbi anglez përballë Liverpulit./Berati.TV

Ajaks – Totenhem 2-3
De Ligt 4’, Zijesh 36′ / Moura 55′ 57′ 90+5′

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re