Policia Rrugore e Durrësit ka ndërmarrë një operacion për të gjobitur të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët kanë pasagjer në sedilen e parë.

Ditën e sotme, raportohet se postoblloqe të shumta kanë ndaluar automjetet duke ndërmarrë masa administrative.

E pyetur nga drejtuesit e mjeteve për këtë vendimmarrje, efektivët shprehen se janë urdhëruar nga drejtuesit e Policisë Rrugore Durrës për të gjobitur cilindo i cili në sedilen e parë të automjetit mban një person, qoftë edhe familjar i tij, bashkëshort ose bashkëshorte.

Në një nga postoblloqet, të drejtuar nga efektivi i policisë Sami Dedej, janë të shumtë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë raportuar masa administrative me gjobë deri më 2000 lekë (20 mijë të vjetëra).

Kjo gjendje ka irrituar shoferë të shumtë të cilët kanë kërkuar sqarim të situatës dhe një komunikim lidhur me këtë vendimmarrje.

Ndërkohë, drejtuesi i postobllokut i ka kërkuar drejtuesve të mjeteve se sipas urdhërave duhet të mos shkojnë në punë me automjet, si dhe familjarët duhet të qëndrojnë në sediljen e pasme./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re