Skip to content

Çmendet pronari i lokalit, turistëve u vjen fatura 800 euro për një darkë modeste

Kritika te shumta kane ardhur për çmimet abuzive ne Ohër, ndërsa turistet denoncojnë çmimet fiktive.

Një turist i huaj kohët e fundit është ankuar për “faturë e majme” në
një restorant, e cila është bërë virale në shtetin e fqinj, e jo vetëm.

Në vlerësimin që i bëhet restorantit, turisti që është ankuar dhe ka
bërë publike faturën, quhet Johannes Reich dhe ai shkruan se për ta
fatura prej 50 000 denarësh (rreth 800 euro) ishte një çmenduri, dhe ata
kishin rënë pre e një mashtrimi.

Johannes shkruan se ai dhe tetë miqtë e tij ishin ulur në një
restorant për drekë, dhe 7 prej tyre porositën peshk, sallatë dhe perime
që ata t’i ndanin. Porositën gjithashtu birra dhe verë të kuqe, e
përveçse u kishin sjellë verën më të shtrenjtë, turisti thotë se ata
sollën edhe gjëra që nuk i porosisnin.

“Ne ishim një grup prej nëntë personash dhe patëm një përvojë shumë
të pazakontë në këtë restorant. Kur u ulëm, ata na thanë që kishin
troftë të freskët nga liqeni, kështu që shtatë nga ne porositën disa
peshk, të tjerët sallatë dhe perime për t’i ndarë. Porositëm birrë dhe
verë të kuqe për të pirë. Në fillim ata na sillnin shumë më tepër sesa
kishim porositur, dhe ata gjithashtu nuk na treguan se sa peshq do të
sillnin. Kur mbërriti fatura pamë që ata na kishin dhënë verën më të
shtrenjtë (një shishe prej 1500 denarë), dhe kishte gjëra që ne nuk i
porositëm dhe nuk i morëm. Por ajo që u bë problematike ishte që ata
pretendonin se na kishin shërbyer 12.5 kg peshk për shtatë persona,
madje pa na pyetur sa donim. Në fund ata na dhanë një faturë mbi 50,000
denarë”, shkruan turisti.

Turistët e shokuar nuk ishin dakord me llogarinë dhe thirrën
menaxherin, por stafi i restorantit, tregon Johannes, thërriti shërbimin
e sigurisë që i kishte kërcënuar.

Pas 3 orësh grindjeje, turistët paguan vetëm 40,000 denarë. Por Johannes thotë se ende ndjehen të gjithë të mashtruar.