Dita e sotme nisi me mot të kthjellët, por pasditja duket se do të sjellë ndryshime dhe kjo do të prishë planet e pushuesve. Disa prej plazheve më të frekuentuara të jugut, Qeparo, Borsh dhe Piqerras do të boshatisen sërish pasi qielli është mbuluar nga retë ndërsa ka nisur era.
Që nga mesi i kësaj jave, pushuesit janë detyruar që të mos e frekuentojnë plazhin pasi i gjithë territori i vendit u përfshi nga stuhia dhe furtuna e shoqëruar me reshje të dendura shiu.
Ndërkohë pritet që java e ardhshme do të jetë e favorizuar për pushuesit, me temperatura që kapin 37 gradë.
