Një 40-vjeçar shqiptar është akuzuar se ka goditur me grusht gruan e tij pasi ajo, sipas tij nuk kryente punët e shtëpisë.

 

Megjithatë ai nuk ka marrë ende një dënim pasi gjykata e shtypu çështjen deri në gjetjen e një përkthyesi të përshtatshëm i cili do të ndihmojë viktimën e dhunës.

 

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në familjen shqiptare që jetonin në Volos.

 

Gruaja ka dëshmuar se bashkëshporti i saj është kthyer nga puna në gjendje të dehur, e ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht ndërsa në inat e sipër e ka kapur edhe nga dora për t’ja thyer.

 

Ka qenë pikërisht një fqinj që i ka ardhur në ndihmë shqiptares duke telefonuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar burrin.

 

Më vonë gruaja ka dëshmuar se është dhunuar sistematikisht prej vitesh por ka vendosur të flasë vetëm tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re