Skip to content

“Çmendet” trafiku në kryeqytet, defekt në sistemin e semaforëve

vlcsnap 2018 10 01 11h11m00s245

Kushdo qe doli nga shtëpia me makine mëngjesin e se hënës u përball me kaos ne qarkullim. Rrugë dhe kryqëzime të bllokuara, si dhe mos-rakordimi kohor në të gjithë semaforët, kjo ishte situate për afro një ore.
 
Ne segmentet kryesore te Tiranës u krijuan radhe te gjate mjetesh.
 
Zonat me problematike ishin 21 Dhjetori, Zogu i zi, Stacioni i trenit, Rruga e Burgut.
 
Për shkak te kaosit te krijuar, policia rrugore zbarkoi në terren për te normalizuar qarkullimin e mjeteve.
 
E kontaktuar nga vizion plus, bashkia e Tiranës sqaroi se i gjithë ky problem erdhi pas një defekti ne serverët qendror te sistemit te semaforëve.