Një tjetër debat i nxehtë ka shpërthyer këto ditë pas lajmit për ardhjen në Shqipëri të kontigjenteve emigratore nga Afrika apo vende të Lindjes, të cilët mbërrijnë në brigjet italiane edhe si refugjatë të ikur nga konfliktet.

Për këtë u nënshkrua një marrëveshje në Romë me kryeministres italiane Gorgia Meloni dhe homologut të tij Rama.

Kontigjentet, prej qindrash, do vendosen në kampe të posaçme që do ngrihen në Lezhë.

Por si e sheh Kadare këtë zhvillim, në një intervistë dhënë për L a Stampa?

 “Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato, protesta dhe lojëra pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi?

Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, tha shkrimtari i shquar shqiptar. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re