Anëtarët e klubit të notit Sopelek përdorën ditën e parë të vitit 2023 për të notuar në liqenin Zwirownia në Rzeszow, Poloni.

Anëtarët e këtij klubi lokal tradicionalisht lahen dhe notojnë në ujërat e ftohta të liqenit ditën e parë të vitit të ri.

Të veshur me kostume shumëngjyrëshe, ata këtë vit kanë notuar dhe kanë shijuar ditën e parë të festave të Vitit të Ri.

Këtë vit ata patën edhe fatin sepse temperaturat e ajrit në Poloni janë mjaft të larta për periudhën e dimrit.

Në shumë vende të botës, qytetarët e nisin vitin e ri në mënyrë të ngjashme me një banjë tradicionale të Vitit të Ri në det, liqen apo lumë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re