Presidenti i PL-së, Ilir Meta është shprehur kundër projektligjit për nënat surrogate teksa u shpreh se duan ta kthejnë vendin në një fermë laboratorike.

Por, Meta theksoi se “do të marrë përgjigjen e merituar”, teksa shtoi se “nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë do të çuditen”.

Ilir Meta: “Falenderoj personalitetet që ma kanë prishur gjumin që sot në mëngjes të tmerruar nga guximi i internacionales së surrogatove për të kthyer Shqipërinë në një fermë surrogato të të gjithë botës.

Këta e zëvendësuan parullën “proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni” po të paktën ata bashkohen në Bashkimin Sovjetik që kishte hapësira pafund, në “surrogato të të gjithë botës bashkohuni në Shqipëri që e ka boshatisur Rilindja me qëllim që për 11 vite edhe që kujton se është bërë gjaku ujë.

Me këtë çështje do të merremi seriozisht, u bëj të qartë të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare që janë të tronditur dhe injoruar në shqetësimet e tyre për një çështje kaq madhore të jenë të qetë. për ne tentative për të shndërruar këtë vend në një fermë laboratorike të internacionales së surrogatove do të marrë përgjigjen e merituar. Agresioni i 7 prillit nuk është gjë para përpara këtij agresioni të mafies ndërkombëtare ndaj popullit dhe kombit tonë synon shpërbërjen tonë.

Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë do të çuditen edhe vetë kudo ku janë dhe planifikojnë këto çmendurira për përgjigjen që do ti japë populli i Shqipërisë.

Nuk kemi moshë ne për të dalë me tanga se ai surrogati i qeverisë del lirshëm fare, ky i bashkisë e dini se çfarë është. Me këtë çështje do të merremi pak më shumë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re