Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Izraelit që “të dalë menjëherë nga çmenduria dhe të ndalojë sulmet e tij” në Rripin e Gazës.

“Bombardimet izraelite në Gaza, të cilat u intensifikuan mbrëmë, kanë shënjestruar sërish gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke thelluar krizën humanitare”, tha ai, shkruan Al Jazeera.

Forcat izraelite deklaruan se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ka goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re