Kryeministri Edi Rama në deklaratë e tij të zhvilluar për mediat ka folur gjerësisht për situatën e krijuar në Zvërnec, dhe protestat e mbajtura një ditë më parë në Tiranë.

Rama mori si shembull edhe Malin e Zi, duke thënë se sot ka pagat më të larta edhe falë investimeve të larta.

“Është e shkruar përpara kur ka ardhur kompania dhe është përballur me të gjitha vërejtjet për të përmirësuar projektin. Është kërkuar një grup pune. Leja  e infrastrukturës në prill 2026 është dhënë për vendosjen e pajisjeve të përkohshme që do përdoren për studimin e biodiversitetit të lagunës…ka nevojë për rrugëkalime që do vendosin pajisje që do bëjnë studimin e biodiverstietit dhe për këtë u dha leja u bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë pa kuptuar se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëhet. Pasuritë objekt zhvillimi janë prone private. Të gjitha rezultojnë në pronësi të shoqëria albania land…Një çmenduri futja e urrejtjes për hebrenjtë dhe shfrytëzimi i dhimbjes së gazës nga ta që i thonë vetes myslimanë por janë pa din dhe iman duke i thënë shqiptarëve që po vijnë izraelite të marrin tokën. Janë dy bashkëpronarë nga Katari… Sot që flasim, investitorët kanë marrëveshje me aman hotel, sheval blo është brandi më ekskluziv sot i cili është në Paris në Venecia dhe do vijë në Vlorë nëse së bashku do ja sigurojmë mirëseardhjen nëse do vazhdoni edhe ca ditë kështu do ndodhë tragjedia e Porto of Montegro por në përmasa të kësaj kohe. Porto of Montonegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat në Shqipëri me vite, donte të bënte Portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi. Sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhura për frymë më të larta falë atyre investimeve që nuk pati frikë ti bëjë dhe nuk ua vuri shqelmin në fyt investitorëve… Që u ndërtua nga dikush që u sorollat ndër vite…Çfarë do zgjedhim, të shohim Malin e Zi nga mbrapa apo ta parakalojmë ma thoni dhe unë adaptohem sepse unë jam këtu me votën tuaj…”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re