Skip to content

Çmenduri në Fier/ Fuoristrada futet kundravajtje dhe përplaset me trafikndarësen

Një mjet tip fuoristradë me targa greke e cila u fut kundravajtje, përfundoi duke u përplasur me trefikndarësen dhe bllokoi qarkullimin.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Rotondo e Parkut” pranë kishes katolike në Fier, në aksin Fier- Patos.

 

Mësohet se fuoristrada me targa të shtetit helen KPK2650 udhëtontë në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar.

 

Fatmirësisht është shmangur përplasja ballore me mjete të tjera, ndërsa mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik.

 

Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa nga policia, që ka mbërritur menjëherë prane vendit të ngjarjes po kryhen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Gjithcka është regjistruar në një aks me lëvizje të konsiderueshme mjetesh, cka solli edhe bllokimin për disa minuta të qarkullimit.