Ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të enjte në Vlorë.

 

Një person, shtetasi Mexhit Arapi është future brenda një berberhaneve në lagjen “28 nëntori” duke qëlluar me thikë dy punonjës.

 

Më pas ai ka qëlluar edhe veten me thikë.

 

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar 40-vjecarin drejt këtij akti të rëndë.

 

Autori është arestuar nga forcat e policisë ndërsa të plagosurit janë aktualisht duke marrë mjekim në spital.

 

Dy shtetasit e plagosur janë Kevin Nuredini 23-vjec dhe Ervis Sejko 35 vjec.

 

 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re